NASA: Shperthimi Diellor ne 2013 do te paralizoje Token
Nasa leshon alarmin per nje shperthim diellor te parashikuar per vitin 2013 qe ka shqetesuar qeverite e gjithe botes. Sipas National Academy of Sciences «apokalipsi magnetik» do te bllokoje te gjithe transportin ajror, sistemet Gps, sherbimet financiare dhe komunikimet radio, perfshire ato ushtarake. Shperthimi eshte kulminacioni i nje faze intensifikimi te energjise diellore qe verifikohet periodikisht nje here ne 11 vjet dhe ne vitin 2013 do te çliroje nje energji baraz me 100 bomba hidrogjeni. Demet ekonomike qe parashikohen do te jene me te medha se sa ato te uraganit Katrina. Nasa po perdor dhjetra satelite, midis tyre Solar Dynamics Observatory, per te studiuar dhe perballuar rrezikun. Ministri i mbrojtjes se Britanise Liam Fox po studion masa per te marre ne menyre qe te siguroje mbrojtjen e rrjeteve te komunikimit nga ndonje sulm terrorist i mundshem.
Ne te vertete duhet te qartesojme diçka: stuhite gjeomagnetike jane nje fenomen real, dhe aftesia e tyre per te bere deme eshte vertetuar ne ngjarje jo shume te largeta; ne 1989, per shembull, 6 milione persona ne Kanada ngelen pa energji elektrike per disa ore, dhe gjate fillimshekullit te kaluar, ne 1921, u regjistrua nje stuhi diellore akoma me e fuqishme.
Eshte e qarte qe te parashikosh stuhite magnetike eshte e rendesishme; ne fakt per 2013-n parashikohet qe vertet te ndodhe nje studi magnetike me intensitet te jashtezakonshem (si ato qe zakonisht verifikohen çdo 100 vjet) si pasoje e rritjes se aktivitetit diellor dhe ne gjendje, teorikisht, te kompromentoje sistemet mbi te cilat besojme dhe punojme perdite por, pikerisht sepse e dime, dime edhe se çfare masash duhet te marrim.
Nasa per kete arsye ka paralajmeruar te gjithe boten. Mund te shkarkoni materialin zyrtar prej 144 faqesh (ne anglisht) duke klikuar ketu.
No related posts.