Kush Jemi

Alien.al është një portal që lind si pasion dhe kuriozitet i njerëzve për të ditur më shumë. Dëshira dhe pasioni për misteret, enigmat e jetës në planetin tonë, të panjohurat që na rrethojnë përditë dhe janë reale, duam apo s’duam ne, bënë që të lindte ky projekt, plotësisht i hapur për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e tij apo kontribuojnë në mënyrë serioze me materiale të ndryshme, sipas interesit.

Kërkojmë vazhdimisht të krijojmë një grup vullnetar për pasurimin e vazhdueshëm me shërbime dhe materiale të ndryshme, nga ai i verifikimit të informacionit tek ai i kerkimit dhe publikimit të dokumentacioneve të ndryshme. Të gjithe ata që janë të interesuar të behen pjesë e misionit tonë, janë të ftuar të na kontaktojnë nëpërmjet seksionit të dedikuar.

Në këtë portal, argumentat prezantohen në mënyrë sa më të thjeshtë (aty ku është e mundur) dhe vizuale, që te rezultojnë sa më të kuptueshme edhe për ata persona që janë më pak ekspertë.

Alien.al është ndër të parët që trajton tema të tilla duke qënë i pari në motorrat e kerkimit për këto argumente, dhe gëzon bashkëpunimin me burime të shumta ndërkombëtare për shkëmbimin e informacioneve. Tentojmë t’i japim një shtysë komunitetit shqiptar që interesohet për këto argumenta, duke e ftuar në mënyrë direkte që të kontribuojë. Midis seksioneve të ndryshme, në këtë portal ka dhe galeri fotografike, videotekë shumë e pasur me dokumentarë të gjinive të ndryshme dhe shumë materiale të tjera për të shkarkuar.

Ju falenderojmë për vizitën dhe ju ftojme të informoheni më shumë për botën ku jetojmë.

Alien, 2011